Mesazhi i Themelueses

FINARCH Team

FINARCH lindi nga bindja se këshillimi financiar dhe bankar i vërtetë duhet të jetë i pavarur, i shpejtë dhe i ndërtuar mbi besim afatgjatë. Me mbi 25 vite përvojë në sistemin bankar shqiptar, në role këshilluese dhe drejtuese në Private Banking, kam parë nga afër se vlera reale për klientin krijohet vetëm kur interesi i tij vendoset në qendër të çdo vendimmarrjeje në një spektër të gjerë 360 gradë.

Gjatë karrierës sime kam punuar me individë, sipërmarrës dhe investitorë që kërkojnë më shumë sesa produkte financiare: kërkojnë qartësi, diskrecion dhe një partner strategjik që kupton kompleksitetin e pasurisë, të biznesit dhe të kohës. FINARCH është përgjigjja ndaj kësaj nevoje - një platformë konsulence financiare që kombinon ekspertizën bankare, analizën strategjike dhe një qasje të personalizuar, larg zgjidhjeve standarde.

Eksperienca ime institucionale në Agjencinë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA) ka forcuar më tej këtë vizion, duke më dhënë një perspektivë të gjerë mbi investimet, zhvillimin ekonomik dhe dialogun me investitorë ndërkombëtarë. Kjo përvojë ka ndikuar drejtpërdrejt në mënyrën se si FINARCH pozicionohet: si një urë lidhëse mes klientëve, bankave dhe vendimmarrjes më të mirë.

FINARCH nuk është thjesht një platformë këshillimi. Është një angazhim profesional për të ndërtuar marrëdhënie afatgjata, për të ofruar qartësi në vendime komplekse dhe për të krijuar vlerë reale në çdo hap financiar.

Manjola Gjoni (Begolli)
Founder & CEO – FINARCH

Partnerë të besueshëm
dhe profesional

Holistic Solutions

Zgjidhje të shpejta
dhe gjithëpërfshirëse

bullseye

Pozicionim
i pavarur

MISIONI

FINARCH është krijuar për të ofruar këshillim financiar dhe bankar të pavarur, strategjik dhe diskret për individë, sipërmarrës dhe investitorë, duke vendosur interesin e klientit në qendër të çdo vendimmarrjeje. Ne ndihmojmë klientët tanë të marrin vendime financiare të informuara, të shpejta dhe afatgjata, përmes analizës së thellë, ekspertizës bankare dhe një qasjeje të personalizuar.

 

VLERAT THEMELORE


 

Pavarësi
Këshillim dhe vendimmarrje e pavarur nga influenca komerciale ose institucionale bankare. Angazhim i plotë për përfaqësimin ekskluziv të interesit të klientit në sisitemin bankar.

Diskrecion & Konfidencialitet
Mbrojtje absolute e informacionit dhe marrëdhënieve me klientët tanë.

Integritet Profesional
Transparencë, etikë dhe përgjegjësi në çdo rekomandim.

Ekspertizë & Profesionalizëm
Ekip i përbërë nga analistë profesionalë me eksperiencë të gjatë në sistemin bankar.

 

 

FINARCH është:

  • Zyrë private e pavarur këshillimi financiar dhe ndërmjetësimi bankar.
  • Partner strategjik i klientit për të gjetur produktin bankar që i përshtatet më shumë profilit të tij financiar duke kursyer para dhe fituar KOHË.
  • Platformë gjithëpërfshirëse kërkimi dhe krahasimi i produkteve bankare dhe financiare që ofron tregu bankar shqiptar.

FINARCH nuk është:

  • Ne nuk jemi Bankë apo institucion financiar.
  • Nuk kemi asnjë afiliim institucional me asnjë bankë apo institucion financiar jobankë në tregun shqiptar.

Pse duhet të zgjidhni FINARCH apo FINMARKET?


FINARCH është zyra e ndërmjetësimit bankar dhe menaxhimit të fondeve tuaja financiare sipas nevojave tuaja të personalizuara duke bërë të mundur maksimizimin e të ardhurave si dhe kursimin e kohës tuaj.

FINMARKET është e vetmja platformë e pavarur në Shqipëri që ofron krahasim të qartë, të standardizuar dhe të paanshëm të produkteve bankare në tregun shqiptar, duke ndihmuar përdoruesit të marrin vendime financiare të shpejta, të informuara dhe të sigurta.

Roli ynë është informues dhe krahasues, i ndërtuar mbi pavarësi të plotë, integritet profesional dhe respekt maksimal për diskrecionin dhe konfidencialitetin.

Çdo rekomandim mbështetet në analizë të thelluar, transparencë dhe njohje profesionale të tregut, me fokus ekskluziv interesin e klientit.

 

FINARCH, Partneri juaj i besuar në zgjidhjet më të mira bankare dhe financiare